Kryesore

Tensione në Egje, rojet bregdetare turke tentojnë të përplasin një mjet të homologëve të huaj në ujërat greke! Nxjerrin dhe armët (VIDEO)

17:53 - 01.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vazhdojnë provokimet e palës turke në Egje, ku sot një mjet i rojes bregdetare turke tentoi të përplaste një mjet tjetër homolog gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi për emigrantët në zonën detare në jug të Samos.




Episodi ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe në fakt në zonë ka qenë e pranishme një anije e Frontex.

Sipas informacioneve të Rojës Bregdetare, ngjarja u regjistrua në orët e mëngjesit të së martës, një anije F/G me flamur të huaj, e cila ishte angazhuar nga EKSED për të marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të të huajve, i cili vijon prej dje, hyri në zonën detare 3, 20.00. në jug të Samiopulës në Samos.

Më pas, anija detare turke, e cila lundronte në një zonë ngjitur, është futur në zonën e kërkim-shpëtimit të përgjegjësisë së autoriteteve greke dhe ujërave territoriale greke dhe ka kryer manovra të rrezikshme kundër mjetit lundrues LS-EL.AKT.

Gjatë procesit të marrjes së trupit dhe ndërsa mjeti patrullues L.S.-EL.AKT. i është afruar mjetit lundrues në det për të vënë në dukje se ka shkelur ujërat territoriale greke, anija detare turke ka tentuar të dëmtojë mjetin lundrues L.S.-EL.AKT, ndërsa në të njëjtën kohë ka bërë ekspozim armësh.

Theksohet se anija turke e sipërpërmendur nuk ka dhënë asnjë ndihmë të konsiderueshme në zonë për kërkimin e personave të zhdukur në det dhe as nuk ka njoftuar koordinatorin e operacionit të EKSED për praninë e saj.

Ngjarja konkrete ndodhi në prani të një anijeje italiane të forcës FRONTEX, ekuipazhi i së cilës regjistroi incidentin për të informuar Organizatën për veprimet e saj të mëtejshme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.