LAJMI I FUNDIT

Antipsikotikët – Skizofrenia/ ‘Humbin’ efektivitetin e tyre pas 45 vjetësh – Pacientë vulnerabël

19:32 - 02.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mosha duket se ndikon në efektivitetin e antipsikotikëve, sipas një studimi të ri. Në veçanti, siç zbulon hulumtimi i publikuar në Buletinin e skizofrenisë, efektiviteti i antipsikotikëve ulet tek gratë pas moshës 45 vjeçare.




Antipsikotikët quhen gjithashtu neuroleptikë ose qetësues kryesorë dhe përfshijnë antipsikotikë klasikë dhe atipikë. Indikacioni kryesor për administrimin e tyre është psikoza skizofrenike, ndërsa indikacione të tjera për administrim janë mania, episodi akut psikotik, format delirante të depresionit (me administrimin e njëkohshëm të një antidepresivi) dhe psikozat organike (d.m.th. për shkak të një gjendjeje organike).

Ekipi hulumtues nga Qendra Mjekësore Universitare Groningen në Holandë, i udhëhequr nga Iris E. Sommer përdori regjistrat kombëtarë finlandezë dhe të dhëna nga 61,889 njerëz për të identifikuar njerëzit me skizofreni /çrregullim skizo dhe për t’i klasifikuar ata sipas gjinisë dhe moshës. Të shtruarat në spital për psikozë janë vlerësuar sipas grupmoshave nga viti 1996 deri në vitin 2017.

Ai zbuloi se gratë, duke filluar nga mosha 45 deri në 50 vjeç, shtroheshin vazhdimisht në spital për psikozë sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj. Në të njëjtën kohë, gratë e moshës 45 vjeç e lart që morën monoterapi me antipsikotikë kishin një rrezik dukshëm më të lartë të shtrimit në spital për psikozë sesa gratë dhe burrat më të rinj.

Kjo lidhje e moshës gjinore me efektin e reduktuar të barit ishte evident për dozat e klozapinës më pak se 0,6 të marrjes ditore, dozat e olanzapinës më pak se 1,4 të marrjes ditore dhe për doza të caktuara të quetiapinës (0,9 deri në 1, 1 të dozës ditore) dhe risperidonit. (0,6 deri në 0,9 të dozës ditore).

“Duke filluar nga mesi i të 40-tave, gratë me çrregullime të spektrit të skizofrenisë duhet të konsiderohen si një grup vulnerabël që kanë nevojë për vëmendje të veçantë ”, theksojnë autorët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.