Kryesore

COVID-19, MSH publikon shifrat: Asnjë humbje jete! Ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

17:24 - 02.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vendin tonë janë shënuar 27 raste të reja me koronavirus nga 478 testime të kryera në total, në 24 orët e fundit.




Ministria e Shëndetësisë raporton se janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Në Spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Fatmirësisht këtë të mërkurë nuk është raportuar për viktima. Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto Bashki: 9 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Korçë.

Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 478
Testime totale 1,998,247
Raste pozitive 331,847
Raste të shëruara 328,053
Raste Aktive 201
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136
Vlorë 20
Gjirokastër 14
Durrës 8
Fier 7
Berat 6
Elbasan 4
Shkodër 2
Korçë 2
Lezhë 1
Dibër 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.