Kosova

Dhunimi i nënës së dëshmorit të UÇK-së në Pejë, reagon Presidentja Osmani: Tronditëse dhe e patolerueshme, drejtësia të hetojë!

20:51 - 02.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes së rëndë në një qendër azili në qytetin e Pejës, ku një infermiere ka dhunuar një të moshuara, e cila është nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura, ka reaguar zyra e Presidencës.




Në reagim, Presidenca dënon aktin e dhunshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.

Presidentja u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që rastin ta trajtojnë me prioritet.

E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme. Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”, thuhet në deklaratë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.