AKTUALITET

“Drejtësia të bëjë punën e saj”/ Dhuna ndaj nënës së dëshmorit të UÇK-së në Pejë, reagimi i pronarit të qendrës së të moshuarve

19:10 - 02.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anton Rasaj, pronar i Shtëpisë së të Moshuarave “Orenda” në Pejë ka reaguar pas rastit ku një infermiere rrahu një të moshuar.




Rasaj thotë se i ka larguar nga puna personelin në fjalë, dhe ka kërkuar që me shpejtësi të veprohet.

Ai shtoi se përgjegjësit do të ndiqen penalisht lidhur me këtë ngjarje.

“I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!”, shkruan ndër të tjera Rasaj.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar,

Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqërinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!

Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem ti investojmë në vendlindje. kemi punësuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkë atdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef!

Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë.

Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.

Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndjekim përgjegjësit në procedura tjera ligjore po ashtu.

I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njëjtat të marrin dënimin e merituar!

I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm!

E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaçërisht familjes së zonjës së respektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithçka që është në mundësinë tonë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.