AKTUALITET

Nxitja e investimeve në 5G, draftligj i ri për komunikimet elektronike!

07:16 - 02.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria ka vendosur të rishikojë kuadrin ligjor sa i takon komunikimeve elektronike duke prezantuar tashmë për konsultim një draft ligj të ri i cili ndalet ndër të tjera edhe tek teknologjia 5G. Konkretisht në relacion thuhet se projekt akti ka si qëllim të rishikojë dhe përmirësojë kuadrin e përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, me qëllim nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta (VHCN), si ato me fibër optike, ashtu edhe ato wireless (5G).




“Projektligji rishikon rregullimet në fuqi, në lidhje me spektrin e frekuencave, regjimin e shërbimit universal, rregullat për mbrojtjen e konsumatorit, numeracionin dhe komunikimet e emergjencave, rregullat për aksesin dhe rregullimin e tregut në tërësi, bazuar në një rregullim më simetrik “nënvizon relacioni.

Drafti është një transpozim i kuadrit me direktivën e Bashkimit Europian.

“Rregullimet aktuale në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, kanë nevojë të rishikohen në kontekstin e ndryshimeve të ndodhura në sektorin e komunikimeve elektronike, zhvillimeve të teknologjive digjitale, përfshirjes në rregullim dhe të aplikacioneve, apo shërbimeve të reja, që mundësojnë mjetet e komunikimit elektronik, bazuar në praktikën evropiane.

Hartimi i një projektligji të ri, del si nevojë e adresimit më mirë të problematikave të tregut, dhe përmbushjes së objektivave strategjike për një shoqëri gigabit, duke marrë në konsideratë ndryshimet e vazhdueshme të teknologjive” nënvizon relacioni.

Çfarë parashikohet për 5G

Sa i takon investimeve në rrjetin 5 G drafti nënvizon konkretisht ofrimin e sigurisë në këto rrjete. Në nenin 51  thuhet se AKEP si dhe autoritetet e tjera kompetente marrin masat e duhura për të zbutur rreziqet për sigurinë e rrjetit nga furnitorët dhe ofruesit e pajisjeve të rrjetit, të cilët konsiderohen si një rrezik i rëndësishëm, në përputhje me vlerësimin e detajuar të profilit të rrezikut në nivel kombëtar për të gjithë furnizuesit përkatës dhe ofruesit e pajisjeve të rrjetit 5G ose të gjeneratës së re për operatorët.

Pika dy parashikon se Autoritetet e sipërpërmendura, bëjnë periodikisht një vlerësim të detajuar të profilit të rrezikut për furnizuesit 5G, dhe ofruesve të tjerë të pajisjeve të rrjetit të gjeneratës së re.

Pika tre e nenit 51 nënvizon se me kërkesë të AKEP, operatorët e rrjetit janë të detyruar të dorëzojnë informacionin dhe të dhënat për komponentët kritikë, dhe pjesët e ndjeshme për rrjetin 5G ose rrjete të tjera të komunikimit elektronik të gjeneratës së re, në përputhje me listën për komponentët kritikë dhe pjesët e ndjeshme të rrjeteve 5G ose të gjeneratës së re të rrjeteve të tjera të komunikimit elektronik, të cilat do të përcaktohen nga autoritetet kompetente.

Pika 7 parashikon se brenda 3 muajve nga miratimi i këtij ligji, AKEP së bashku me autoritetet e tjera kompetente, përcakton metodologjinë për vlerësimin e profilit të rrezikut të furnitorëve dhe ofruesve të pajisjeve të rrjetit, komponentëve kritikë dhe pjesëve të ndjeshme të 5G ose të tjera në vijim, gjenerimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të identifikuara në listën e komponentëve kritikë dhe pjesëve të ndjeshme të 5G, ose rrjeteve të tjera të komunikimit elektronik të gjeneratës së re që do të miratohen. Metodologjia për vlerësimin e profilit të rrezikut të furnitorëve dhe ofruesve të pajisjeve të rrjetit, hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare dhe më pas publikohet në faqen e internetit të organizatave shtetërore që kanë autoritet dhe fuqi për të garantuar siguri, besueshmëri dhe besim për rrjetet e ndërveprueshme.

Një tjetër nen ku përmendet pjesa e 5G është ai 71 i emërtuar “Koha e koordinuar e detyrave për brezat specifikë 5G”

Ky nen parashikon që . Për sistemet tokësore të afta për të ofruar shërbime broadband pa tel, AKEP kur është e nevojshme për të lehtësuar përhapjen e 5G, merr të gjitha masat e duhura për: a) riorganizimin dhe lejimin e përdorimit të blloqeve të mjaftueshme të brezit 3,4-3,8 GHz; Faqe 60/138 b) lejimin e përdorimit e të paktën 1 GHz të brezit 24,25-27,5 GHz, me kusht që te kete një evidencë të qartë të kërkesave të tregut dhe në mungesë të kufizimeve të rëndësishme për migrimin e përdoruesve ekzistues ose lirimin e brezit.

Në pikën 2 thuhet se AKEP zgjat afatin e parashtruar në pikën 1 të këtij neni, kur justifikohet, në përputhje me nenin 55 ose nenin 65, subjekt i harmonizimit në alokim me shtetet e tjera./monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.