AKTUALITET

Skandali në Pejë, e moshuara ndodhet ende në azilin ku u rrah, gazetarja: Ishte duke qarë, familjarët duan ta marrin

17:56 - 02.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.




Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Sakaq mediet në Kosovë raportojnë se e moshuar ndodhet ende në azil, dhe se të afërmit e saj janë në pritje të një dokumenti për ta nxjerre atë nga azili i të moshuarve.

Gazetarja e T7 thotë se ka folur me të moshuarën, e cila është në gjendje të rëndë psikologjike.

“Ajo ishte duke qarë dhe nuk mund të fliste më shumë”, tha gazetarja.

Ajo tregoi se familjarët e saj ishin në gjendje të rëndë, po ashtu.

Qendra për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë tha se ka suspenduar nga puna katër infermiere, të përfshira në këtë rast.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se menaxhmenti i shtëpisë së pleqve duhet të japë llogari për keqtrajtimin e gruas së moshuar. Ajo kërkoi nga qytetarët që të raportojnë tek autoritetet në rast se dyshojnë për keqtrajtim të familjarëve të tyre që gjenden në shtëpi të pleqve.

“Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen”, shkroi ajo në Facebook.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkoi që të përfshirët në këtë rast të dalin para drejtësisë.

“Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje”, shkroi ai në Facebook.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Keta njerez te dhunshem, qe paguhen nga shteti dhe nga taksa paguesit, duhen denuar dhe duhet te perjashtohen pergjithmone nga ato institucione. Krimet e cdo kategorie denohen me ligj, nuk pin uje asnje falje dhe asnje justifikim. Nenes I uroj shendet dhe jete te gjate.

    Përgjigju ↓