AKTUALITET

Skandali në qendrën për të moshuar, Kurti: Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme, pranë tyre me vendime e përgjegjësi qeveritare

22:43 - 02.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistuar në një azil ku një infermiere dhunonte një të moshuar teksa të tjerat e filmonin gjithë skenën e rëndë. Pë Kurtin kjo ngjarje është e tmerrshme ndërsa institucionet sapo morën lajmin janë aktivizuar dhe kanë vepruar.




Postimi i Albin Kurtit:

Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.