Kryesore

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë përditëson shifrat: 22 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

17:37 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 22 persona kanë rezultuar positivë për koronavirusin pas 408 testimesh gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.




Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka pasur 12 të infektuar në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima nga COVID-19 këto 24 orë. Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, dhe janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 408 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             12

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     408

Testime totale                   1,998,655

Raste pozitive                      331,869

Raste të shëruara                  328,065

Raste Aktive                             211

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    140

Vlorë                         20

Gjirokastër                15

Durrës                     10

Fier                           8

Berat                           6

Elbasan                   4

Shkodër                 3

Korçë                       2

Lezhë                       1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.