AKTUALITET

I dënuar në Itali me 25 vite burg, arrestohet Ilir Paja në Tiranë, u arratis 2 herë nga burgu

21:55 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet Ilir Paja në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane. Ndalimi i tij është bërë pak momente më parë në zonën e Laprakës, me qëllim ekstradimin e tij ne Itali ku është i dënuar me 25 vite burg. Ai njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane pasi është arratisur dy here nga burgu ne mënyrë spektakolare.




Në 2017 është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi vuante një dënim për plagosje e punonjësit të policisë në vitin 2008 Bledi Haxhimali, gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij.

Paja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi. Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.