AKTUALITET

“Është në gjendje të rëndë shëndetësore”/ Vajza e tij dhunoi të moshuarën në azil, flet babai i infermieres

19:34 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur për T7, duke dhënë detaje se si e ka kuptuar për rastin. Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaqnin një infermiere 23-vjeçare teksa rrihte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë. Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që atë ta incizonin me telefon.




Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai tha se edhe ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me atë çfarë ka ndodhur.

Më tej ai tha se sot kanë marrë edhe një avokat për rastin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.