AKTUALITET

Ju ka marrë malli të ngjisni shkallët e PD? Alibeaj: Me dhimbje them jo, është seli e uzurpuar. Ka vetëm një PD të njohur nga ligji

21:41 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se selia e PD është një seli e uzurpuar.




Pyetjes së gazetares Merita Haklaj, Alibeaj iu përgjigj se ka vetëm një Parti Demokratike të njohur nga ligji dhe se në DP nuk ka dy kryetarë.

Haklaj: Ju ka marrë malli të ngjisni shkallët e PD?

Alibeaj: Jo dhe e them me dhimbje. Mbledhjet plot tensione që ia befte në mënyrë jo normale një nga deputetët që nuk ishte anëtar i grupit parlamentar, krijonin tension. Seli e zaptuar. Kalojmë tek çështja  e gjykatës. Më 25 mars u dha një vendim që bëhet efektiv sa kohë që nuk ankimohet. Për sa kohë që në të drejtën time ushtrova të drejtën e ankimit, derisa të flasë gjykata duhet të heshtim. Kam kërkuar përshpejtim gjykimit që s’po ndodh.

Pse një vendim i shumëpritur po mbahet pezull? Në 31 maj kam bërë kërkesë për të përshpejtuar procesin.

Selia e uzurpuar. Ka vetëm një kryetar. Nuk do të lodhem duke e thënë.

Ligjërisht nëse jemi në një shtet të së drejtës ka vetëm një PD të njohur nga ligji e nuk ka 2 kryetarë, ka aspirantë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Turp dhe faqja e zeze per Alibeajn, shet veten per nje karrige te felliqur qe vjen ere kurvaresh dhe hajdutesh. Do e paguash shume shtrenjte ate tradheti. E djathta do fitoje sepse e kerkon bota e civilizuar.

    Përgjigju ↓