AKTUALITET

“Këtë proces e drejton direkt Edi Rama”/ Sali Berisha: Do të qëndrojmë përpara dyerve të atij që mendon se mund të marrë flamurin e PD-së

21:30 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar procesin gjyqësor për njohjen e statutit të Partisë Demokratike, e cila u shty më 11 nëntor.




Në një intervistë për emisionin “Drejt”, Berisha tha se ky është një proces që drejtohet direkt nga Edi Rama.

Berisha thotë se Rama kërkon të bashkojë Kuvendin e 18 dhjetorit me atë të 7 korrikut, të cilat janë zhvilluar nga Lulzim Basha. Sipas Berishës, kjo sepse Rama vazhdon të bëjë biznes me të.

Berisha: Nuk ka qenë për statutin dhe vulën. Ka qenë një proces që e drejton direkt Edi Rama. Vetëm dora e atij. Ky që do gjykohej sot është kjo, përpjekje e Edi Ramës për të bashkuar Kuvendin e 18 dhjetorit në të cilin, 1300 bënin 5200. Në të cilin, t’ia bashkojë një gjykimi që është bërë për korrikun, ai ka firmën e një njeriu që nuk është më. Është firmosur nga një njeri që nuk është më. Vazhdon biznesin me Edi Ramën. Është armik i betuar i PD-së. Ne do i përgjigjemi. PD nuk ka asnjë arsye të mos egzistojë e fuqishme.

Do të qëndrojmë përpara dyerve të atij që mendon se mund të marrë flamurin e PD-së. Ata që mendojnë të marrin flamurin e saj, do përballen me pasojat. Ne kemi punë me Edi Ramën. Ndërhyrje në këtë drejtim ka bërë dhe zonja Yuri Kim, në një akt antidemokratik në shkelje të Kushtetutës së vendit, të Konventës së Vjenës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.