BOTA

Lufta në Ukrainë, ambasadori rus paralajmëron publikim provash: Britania e Madhe është zhytur shumë thellë!

19:41 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një intervistë me Sky News, Andrei Kelin, ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar është e “zhytur shumë thellë” në luftën në Ukrainë. Ai pretendon se ka prova forcat speciale të Mbretërisë së Bashkuar ishin përfshirë në një sulm me dron ndaj flotës ruse në Detin e Zi.




Kur u pyet në lidhje me provat, Kelin tha se ia ka dorëzuar ambasadorit britanik dhe se “ajo do të bëhet publike shumë shpejt”, ndoshta që nesër.

“Është e rrezikshme sepse e përshkallëzon situatën,” tha Kelin. “Mund të na sjellë në vijën e do të thosha pa kthim, kthimi është gjithmonë i mundur. Por gjithsesi, ne duhet të shmangim përshkallëzimin.”

Kelin vijoi: “Dhe ky është një paralajmërim në fakt se Britania është zhytur shumë e thellë në këtë konflikt. Do të thotë se situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.”

Megjithatë, pavarësisht akuzave të Rusisë se perëndimi “po inkurajonte provokimet me armë të shkatërrimit në masë”, Kelin tha se Moska nuk do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.

“Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet luftuar kurrë,” tha ai. “Dhe ne i qëndrojmë fuqishëm kësaj deklarate.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.