Kronikë

“Ma mori vajzën, s’me linte ta takoja!”/ Plagosi me armë ish-burrin në prani të bijës së tyre, artistja shqiptare del para gjykatës

17:31 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistja shqiptare, Klodiana Çelo, që një vit më parë plagosi rëndë ish-bashkëshortin e saj grek në sy të fëmijës, ka dalë ditën e sotme para gjykatës me disa kërkesa specifike.




Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, të cilat shkruajnë se ajo ka kërkuar disa herë që të ndërrohet trupa gjykuese.

Gjithashtu bëhet me dije se ajo ka kërkuar po ashtu që gjyqi të bëhet me prezencë të mediave, madje ka kërkuar të ketë edhe përfaqësues të ambasadës shqiptare. 50-vjeçarja ka kërkuar gjithashtu që në gjyq të marrë pjesë edhe vajza e saj e mitur, 14-vjeçe, e cila ka qenë prezente në ngjarjen e rëndë ndodhur në Athinë.

Kujtojmë se Çelo qëlloi disa herë me armë ndaj ish-partnerit të saj, një mjek i njohur në Athinë, ndërsa ai ishte në makinë me vajzën dhe po futej në banesë.

Ajo ka rrëfyer se ish-burri kishte marrë vajzën pas ndarjes dhe nuk lejonte që ta takonte.

Ndërkohë mediat greke pretendonin se ai e kishte fituar kujdestarinë në gjyq dhe ndaj nënës ishte vendosur që të mos i afrohej të miturës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.