AKTUALITET

Ndërtoi pa leje kotecin e pulave! Gjykata merr vendimin për 82-vjeçaren nga Vlora

17:44 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Vlorës rrëzon të gjitha akuzat ndaj 82 vjeçares. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 muaj për Lefkothia Karasa, por gjyqtari Enkel Peza ka vendosur të pushojë çështjen. Avokati Geron Gunbardhi ka theksuar se nuk kishte vepër penale. 82 vjecarja ishte dënuar më parë për ndërtim pa leje që e konvertoi në shërbim prove. Gjykata ka vendosur kështu pushimin e çështjes. 82 vjecarja u akuzua për ndërtim pa leje të një koteci pulash brenda pronës së saj.




Rreth një muaj më parë, e moshuara u shpreh se ndihet e lodhur nga kjo histori. Ajo shtoi se djali i kishte thënë se do të vinte vetë nga Greqia për këtë çështje.

“Unë ndihem e lodhur e këputur. Ça t’u bëj. Më zuri halli, ata në Greqi s’dinë fare ça bëhet. Më morën 2-3 policë, unë i thashë ça kam bërë, a kam vrarë njeri”, pati deklaruar e moshuara.

Gjithçka ka ndodhur pas denoncimeve të fqinjit prej të cilit e moshuara tha se ka marrë edhe kërcënime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.