AKTUALITET

“Ndoshta ndokujt i ka munguar Vuçiç”, a ishte ky një thumb i Kurtit për Ramën

19:13 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Berlin ku bashkë me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në Samitin për rajonin në kuadër të Procesit të Berlinit, raporton Gazeta Express.




Në një konferencë për media kreu i Qeverisë së Kosovës është pyetur për mungesën e Aleksander Vuçiçit në këtë organizim ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje.

Pas kësaj, Kurti ka lëshuar edhe një thumb që duket të ketë qenë për Edi Ramën duke thënë se “ndoshta ndokujt [i ka munguar], por sigurisht jo mua”.

“Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”, ka thënë Kurti në konferencë për gazetarët.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tutje ka thënë se mbase Vuçiç s’ka udhëtuar drejt Berlinit meqë aty pothuajse të gjithë kanë dënuar agresionin rus dhe kjo mund të ketë shkaktuar frikë tek Vuçiçi, raporton Express.

Kurit ka thënë se sigurisht që Vuçiç do të ishte i vetmuar në një organizim të tillë.

“Bëhet fjalë për një samit në të cilin qartazi nga pothuajse secili folës dënohej agresioni rus në Ukrainë dhe sidomos çështja me energjinë, ku dihet se gazin e ka shndërruar në armë lufte presidenti despotik Putin. Dhe ka mundësi që për një situatë të tillë është frikësuar që të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar dhe sic ka vepruar si jo rrallë herë ka sakrifikuar dikë tjetër në vend se t’i dalë në ballë detyrës dhe qëndrimit të shtetit ku është president”, ka thënë Kurti tutje.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdimësi është kritikuar dhe akuzuar për afërsinë e tij me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, me të cilin edhe kanë ideuar nismën “Ballkani i Hapur”. /GazetaExpress/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.