BOTA

“Nuk përfaqëson qëndrimin e të krishterëve!”/ Deklarata e priftit irlandez që shkaktoi debate: Politikanët homoseksualë do të shkojnë në ferr

20:57 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një prift katolik ka shkaktuar bujë në Irlandë pasi deklaroi se zëvendëskryeministri Leo Varadkar dhe politikanë të tjerë homoseksualë do të shkojnë në ferr.




Seán Sheehy, 65 vjeç, dënoi homoseksualitetin, të drejtat e transgjinorëve dhe të drejtat për abort, nga foltorja dhe në intervistat në media këtë javë, raportoi The Guardian.

Disa i quajtën komentet e tij si rikthim në një Irlandë të zhdukur, të tjerë i lidhën me ekspozimin e Sheehyt ndaj luftërave kulturore amerikane gjatë 42 viteve që shërbente në dioqezat amerikane.

Debati u ndez të dielën kur prifti mbajti një predikim të hapur në kishën e Shën Marisë në Listowel, duke bërë që dhjetëra njerëz të largoheshin.

Peshkopi Raymond Browne, kërkoi falje dhe tha se pikëpamjet e Sheehyt nuk “përfaqësonin pozicionin e të krishterëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.