AKTUALITET

“PL do të jetë partia e guximit qytetar”/ Ilir Meta: Vendi duhet të ndahet nga drama e shpopullimit

18:59 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen sotme po mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë së Lirisë, e cila u zgjodh ditën e djeshme.




Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në takimin me kryesinë e kësaj partie ka deklaruar rolin që do të ketë kjo parti në ndaljen e dramës së shpopullimit dhe vendosjen e një objektivi të qartë tashmë, që Shqipëria do t’u përkasë të rinjve.

Deklarata e Metës

Është një ekip që i ka të gjitha kapacitetet intelektuale, njerëzore, por edhe eksperiencat e duhura politike organizative për të udhëhequr një aksion shumë të suksesshëm që jam i bindur që do të kulmojë me një sukses të PL në 14 maj, por edhe të opozitës. Forcimi i opozitarizmit është kryefjala e veprimit tonë, sepse kjo do të thotë rivendosje e pluralizimit, e demokracisë, e shtetit të së drejtës. Forcimi i opozitarizimit dhe triumfi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të thotë mbrojte e të drejtave të qytetarëve që janë ndjerë të nëpërkëmbur gjatë këtyre viteve, sidomos gjatë këtyre 4 viteve të një pushteti tërësisht monist.

Edhe njëherë ju falënderoj shumë për angazhimin e deritanishëm dhe për bashkëpunimin. PL do të jetë partia e guximit qytetar dhe do të jetë pranë tyre dhe së bashku me ta në atë objektiv madhor që ne e kemi përcaktuar, që Shqipëria tu përkasë të rinjve. Që vendi ynë të ndahet me dramën e shpopullimit dhe të rinjtë tanë të fillojnë të besojnë, të punojnë për Shqipërinë e tyre dhe për Shqipërinë e të rinjve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.