Kronikë

Sherri, për një vajzë! Vrasja e Florenc Kovaçit dhe plagosja e të vëllait në Elbasan, Prokuroria mbyll hetimet dhe dosja dërgohet për gjykim

16:43 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbyllen hetimet për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Florenc Kovaçi dhe u plagos i vëllai i tij, Mikel Kovaçi pas një sherri me 24-vjeçarin Ardit Hida.




Mësohet se Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal për ngjarjen e muajit nëntor të një viti më parë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ditën e sotme ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.1695, të filluar në datën 06.11.2021, kundër të pandehurit Ardit Hida, i akuzuar për kryerjen e vepres penale  të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese  parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.K dhe të miturit M.K. Ky procedim i referohet ngjarjes së datës 05.11.2021 ku në qytetin e Elbasanit i pandehuri Ardit Hida vrau me armë të ftohtë viktimën F.K, i cili ka gjetur vdekjen në vend dhe ka plagosur rëndë shtetasin e mitur M.K. I pandehuri është hetuar nën masën e sigurisë « Arrest në burg »” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

SI NDODHI NGJARJA

Sherri që përfundoi me vrasjen e Florenc Kovaçit ndodhi më 5 nëntor 2021 në Elbasan, ku shkak dyshohet të jetë bërë motra 14-vjeçare e autorit, Ardit Hida.

Ky i fundit kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi 14-vjeçarja kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin.

Sipas dëshmive të shumta të familjarëve dhe pretendimeve të ngritura, 14-vjeçarja konsumonte lëndë narkotike, të cilën ia siguronte Mikel Kvaçi. Ende sot nuk ka një konfirmim zyrtar mbi të gjitha këto pretendime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.