AKTUALITET

Shqiptarët në Mikonos vjedhin dhe dhunojnë biznesmenin bashkëkombas, leva hekuri dhe armë në vendngjarje

22:32 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë atentatorët shqiptarë me leva hekuri dhe pistoleta, punonin në kantieret e viktimës dhe e dinin se kur bënte pagesat dhe kur kishte shumë para me vete.




Sipas informacioneve kontraktori i cili u grabit dje në zyrë nga pesë ish-punonjës të tij, të cilët e rrahën keq me levë hekuri në trup dhe kokë, për pasojë u pa e nevojshme transportimi i tij me avion në një spital privat në Athinë, ka emër shumë të mirë në ishull dhe ka bërë bashkëpunime të shkëlqyera me njësi hoteliere të njohura dhe zinxhirë restorantesh ndërkombëtare.

Ai ka arritur të ndërtojë nga e para dy vila luksozetë cilat ua jep me qira turistëve me të ardhura të larta gjatë verës.

Kështu duket se shqiptarët që punonin në kompaninë e tij e dinin se kur i bënte pagesat dhe kur kishte para, gjë që ndodhte kryesisht në ditët e para të çdo muaji. Kështu e vendosën në zyrën e tij, e rrahën dhe i morën 40 mijë euro që kishte me vete. Madje kanë arritur deri aty sa e kanë kërcënuar me pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 20.50 në zonën Drafaki të Mykonos kur pesë shqiptarët hynë në zyrën e kryekontraktorit. Sipas dëshmive të viktimave, ata mbanin në duar shufra metalike, pistoleta Glock dhe kanë sulmuar me dhunë të paparë me goditje në kokë dhe trup kontraktorin dhe një bashkëpunëtor të tij.

Viktimat u dërguan fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Mykonos me makinë private ku iu dha ndihma e parë.

Oficerët e skuadrës përgjegjëse të Zyrës së Hetimeve Kriminale të NënDrejtorisë së Policisë Mykonos kontrolluan zonën ku një pistoletë Glock 17, tre fishekë, një gëzhojë, një levë metalike dhe një plumb që ishte futur në dysheme nga një shkrehje e armës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.