AKTUALITET

Si po shkatërrohet klima! Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat ditën e premte

17:11 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore.




Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe më tepër përgjatë relieveve malore në lindje.

Sipas SHMU era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 4-6m/s.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                             

në zona malore 4 deri 21°C

në zona e ulëta 5 deri 24°C

në zona bregdetare 10 deri 24°C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.