Kosova

Sulmohet me armë zjarri stacioni policor për kontrollet kufitare në Kosovë

13:42 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmohet posta policore në Jasenovik, në kufirin Kosovë-Serbi. Policia kosovare njofton se mbrëmjen e të mërkurës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku është dëmtuar rrethimi i godinës ku ndodheshin efektivët.




Zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi), teksa ishin në ushtrim të detyrave të tyre në vendin e quajtur “Jabuke”.

Policia ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethimin e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik. Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

‘Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.