AKTUALITET

Telefonata anonime që zbuloi kokainën në banane, 30 kontejnerë të tjerë në radhë për t’u kontrolluar!

21:47 - 03.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një telefonatë me sa duket ishte në gjenezën e zbulimit të kokainës në Portin e Durrësit pasditen e sotme. Plot 33.5 kg kokainë u zbulua në arkat me banane të Banaking, teksa dyshime ka dhe për kontejnerët e tjerë.




“BalkanWeb” raporton se anija me të cilët janë transportuar kontejnerët me banane është nisur para 21 ditësh nga Ekuadori dhe se ishte një telefonatë anonime që sinjalizoi policinë shqiptare.

Kjo pasi ngarkesa ka kaluar në skaner, por kokaina nuk është evidentuar.

Burimet bënë me dije se ka pasur një sinjalizim në rrugë operative (telefonatë) që çoi në zbulimin e drogës. Ndërkohë që janë dhe 30 kontejnerë të tjerë të kompanisë Zico sh.a. me brand “Banaking” që presin në radhë për t’u kontrolluar.

Është e treta herë që kjo kompani me pronar biznesmenin Trifon Murataj bëhet objekt i aktiviteteve të tilla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.