AKTUALITET

“Veç mos të pafsha në rrugë se…”/ Kërcënohet me jetë aktorja që publikoi VIDEON e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë!

11:30 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dje aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli publikoi një video, ku shihej se një infermiere godiste një grua në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person, pasi publikoi këtë video.




 

Në një intervistë për mediat në Kosovë ajo është shprehur:

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur tek Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Aurona Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.

Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. Ndërkohë, policia arrestoi dy prej infermiereve.

Por siç duket kjo ngjarje ka nxehur gjakrat, pasi bashkëshorti i njërës prej infermiereve ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj. Pas marrjes në pyetje nga policia, ky shtetas më pas është lënë i lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.