Kosova

Vjosa Osmani shfaq probleme me shëndetin, Presidentja e Kosovës i nënshtrohet një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale!

07:57 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyra e Presidencës së Kosovës ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ditën e djeshme i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Po ashtu mësohet se sot ajo do t’i kthehet detyrës së saj. Përmes njoftimit bëhet e ditur se Osmani i është nënshtruar një ndërhyrje për heqjen e tëmthit.




NJOFTIMI

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.