LAJMI I FUNDIT

“12 nëntori do të jetë ditë e rëndësishme për demokracinë”- Meta për protestën: Qeveria e zhytur në skandale të llahtarshme, qytetarët mezi po presin

18:29 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qytetarët mezi po presin 12 nëntorin, ditën e protestës së opozitës. Në një komunikim me gazetarët, ish-kreu i Shtetit theksoi se kjo qeveri është e zhytur në skandale të llahtarshme.




12 nëntori tha kreu i PL-së, do të jetë ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për rizgjimin e dinjitetit.

“Ne i kemi ftuar qytetarët dhe jemi të sigurt se ata mezi e kanë pritur një datë për të shprehur padurimin e tyre për ndryshimin dhe protestën e tyre për këto skandale të llahtarshme që është zhytur kjo qeveri që ka goditur perspektivën e vendit dhe ka vrarë shpresën e të rinjve.

Ne do të angazhohemi në këtë drejtim dhe besojmë se 12 nëntori do të jetë dite e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit kombëtar dhe qytetar në vend”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.