LAJMI I FUNDIT

Atmosferë elektrizuese para syve të Muçit, tifozët e Legias i vënë “flakën” stadiumit! (VIDEO)

22:46 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tifozët e Legias së Varshavës kanë krijuar një atmosferë me të vërtetë elektrizuese në prag të sfidës ndaj Lechia Gdansk e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit.




Një numër i madh flamujsh dhe flakadanë pafund të ndezur, kanë bërë që tribuna ku ishin të vendosur ultrasit e Legias, të ndizej flakë, duke krijuar një pamje mahnitëse.

Titullar në këtë duel ishte dhe talenti shqiptar Ernest Muçi, që e shijoi këtë spektakël të tifozëve nga fusha e blertë.

Muçi po zhvillon një sezon të shkëlqyer te klubi polak që ka si objektiv titullin kampion. Pjesa e parë e duelit Legia Varshavë – Lechia Gdansk përfundoi me rrjeta të paprekura./  PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.