EKONOMI

Inflacioni i lartë/ Guvernatori Sejko: Do marren masa për stabilizimin e çmimeve sa më shpejt!

10:09 - 04.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur se niveli i lartë i inflacionit po dëmton stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Sejko tha se “prioriteti aktual i politikave ekonomike do jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve në një kohë sa më të shpejtë dhe një kosto sa më të arsyeshme”.




Ai theksoi se BSH ka filluar normalizimin e qëndrimit të politikës monetare, duke rritur normën bazë të interesit dhe kjo do vazhdojë deri në momentin kur kushtet monetare e financiare do jenë të përshtatshme për respektimin e objektivit të tyre inflacionit.

“Niveli i lartë dhe i qëndrueshëm i inflacionit dëmton stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, i cili ka qenë dhe mbetet parakusht për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Kjo redukton investimet afatgjata, godet disporcionalisht shtresat me të ardhura të pakta, rrit pasigurinë e bizneseve dhe familjeve. Prioriteti aktual i politikave ekonomike do jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve në një kohë sa më të shpejtë dhe një kosto sa më të arsyeshme. BSH ka filluar normalizimin e qëndrimit të politikës monetare, duke rritur normën bazë të interesit dhe duke sinjalizuar vullnetin tonë për vazhdimin e këtij procesi deri në momentin kur kushtet monetare dhe financiare do jenë të përshtatshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.