BOTA

“Jemi pro përdorimit të fondeve europiane të Fondit të Kohezionit!”- Qeveria italiane ndan gati 10 miliardë euro për përballimin e krizës energjetike

23:01 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli për krizën energjetike dhe masat e reja për përballimin e saj pas mbledhjes së kabinetit.




“Javën e ardhshme do të ndajmë 9.5 miliardë euro për të përballuar efektet e krizës energjetike dhe deri në fund të vitit 2023 do të ndahen edhe 23 miliardë euro të tjera”, theksoi Meloni.

Në të njëjtën kohë ajo bëri të ditur se do të jepen licenca të reja për nxjerrjen e gazit natyror brenda ujërave territoriale italiane.

“Ne jemi pro përdorimit të fondeve europiane të Fondit të Kohezionit, për periudhën 2013-2020, me synimin për të adresuar një pjesë të nevojave emergjente që vijnë nga kriza energjitike. Ne besojmë se rritja e kostos së lëndëve të para krijon probleme në zbatimin e disa projekteve publike, kjo është një çështje që duhet trajtuar”, theksoi kryeministrja italiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.