Kryesore

“Qeveria po godet investitorët përmes Paketës Fiskale!”- Meta: Politika e shantazheve po e çon biznesin drejt falimentimit

21:37 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se përmes paketës fiskale, qeveria kërkon të godasë investitorët vendos, duke favorizuar monopolizimin e ekonomisë.




Sipas Metës, kjo paketë fiskal gjithashtu favorizon importet në kurriz të prodhimit vendas.

“Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër i papërgjegjshëm nëpërmjet Paketës Fiskale po godasin investitorët vendas, po monopolizojnë ekonominë, po favorizojnë importet në kurriz të prodhimit vendas dhe kanë vënë në rrezik mijëra vende pune.

Politika e frikësimit dhe e shantazheve po e dekurajon biznesin vendas dhe po e çon atë drejt falimentimit”, tha kreu i PL.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.