Kryesore

“Të rinjtë nuk do largohen me gomone kur të largohet banda e Ramës!”/ Meta për krizën energjetike: Kërcënimi i fashës, absurd

17:31 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference të zhvilluar ditën e sotme me gazetarë ka folur për krizën energjetike në vend teksa ka deklaruar se vendosja e fashës 800 kWh për konsumin mujor të familjeve dhe biznesit të vogël është një kërcënim absurd.




Në fjalën e tij, Meta u fokusua edhe te largimi i njerëzve nga vendi, ndërsa tha se të rinjtë nuk do largohen më nga Shqipëria vetëm kur të largohet mazhoranca, të cilën e etiketoi si “banda e Ramës”.

“Kërcënimi për vendosjen e fashës energjike është një përpjekje populiste për të justifikuar pagimin e energjisë nga qytetarët sipërmarrës që ai kërkon tu vendosë taksën e jashtëzakonshme që  janë përballur me shumë problematika dhe i kanë kursyer qindra milionë shtetit.

Ndërkohë që kemi këtë klimë represioni ndaj biznesit dhe sipërmarrjes së lirë kemi njëkohësisht dhe goditje ndaj lirisë së medias sidomos kur nxjerrin skandalet e qeverisë.

Qytetarët dhe bizneset që ndihen të rrezikuara dhe kërcënuara nga ky sulm arbitrar dhe jo politikë shantazhuese e kësaj bande në pushtet duhet të reagojnë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit e në vazhdimësi pasi ka vetëm një rrugë që të rinjtë të mos largohen me gomone nga vendi dhe është largimi i bandës së Edi Ramës”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.