Kryesore

Zgjedhjet lokale, Alibeaj nga Fieri: Shumë shpejt do deklarojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë

19:03 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj pas një takimi në Fier ka dhënë një deklaratë për mediet.




Ai u shpreh se mbledhja u zhvillua me kolegjin e kryetarëve të PD-së së bashku me kryesinë.

Sipas tij, qëllimi i parë i këtij takimi ishte informimi për te gjitha zhvillimet rreth asaj që u deklarua nga Grupi Parlamentar i PD-së, që ishte synimi për të dalë me një kandidat fitues në zgjedhjet e 14 majit.

“Gjithashtu informimi për formulën që ne ofruam në takimet që Bardhi pati me Palokën. Sigurisht edhe për vendimin e fundit të PD-së pasi morëm atë lloj qëndrimi dhe vendimi nga zoti Paloka. Ishte udhës sot që jo vetëm t’i informonim. Më i rëndësishëm ishte qëllimi i dytë që ka të bëjë me fillimin e menjëhershëm të procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së.

Deputeti bëri me dije se së shpejti do të identifikojnë kandidaturat për të gjitha bashkitë.

Alibeaj: Deri ditën e diel nga ana e kryesisë dhe nga ana e sekretariatit do të shpërndahen udhëzimet për të arritur këto qëllime. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash të cilat janë produkt i një procesi një anëtar, një votë. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë kandidaturat përkatëse për të gjitha bashkitë”, tha Alibeaj.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ketij ose i ka ikur mendja,Ose e ka zene dikush per gryke dhe d detyron te sillet keshtu,ose ka qellim te shkateroje opoziten shqiptare.
    Do tja dale valle???!!!

    Përgjigju ↓