AKTUALITET

“Eriselda e nxorri veten si kryetare e Bashkisë Lushnje”/ Rama: Sot qyteti ka 19 pika grumbullimi, do keni ujë 24 orë

17:59 - 05.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama duke folur nga qyteti i Lushnjes vuri në dukje suksesin e projekteve të atij qyteti.




Rama përmendi shtimin e pikave të grumbullimit, të cilat nga 2 që kanë qenë dikur janë bërë 19.

Pjesë nga fjala e Ramës

Kur Eriselda po bënte prezntimin, mu kujtua se ne vitin 2011, kur ishim akoma në opozitë, më thonë se ka një problem me zonën e Lushnjes, se ka një sherr për kandidatin, janë 4 të tillë që zihen. Atje i thërras dhe vijnë tre burra dhe një grua.

Unë i thashë ti ke kohë. “Unë kam”- tha por mos të humbasim kohë dhe Eriselda, e nxori veten si Kryetare e Bashkisë së Lushnjes.

Puna e saj flet bindshëm. Besoj që sot ne patëm një moment të rëndësishëm për të kuptuar se cfarë duhet bërë më tutje, tani është e domosdoshme që të ndërhyjmë për unazën e qytetit. Ai është një aks shumë i rëndësishëm pasi ka shumë biznese që janë vlerë e shtuar. Pastaj për ndërtimin e Kombinatit, që në fakt aty është e rëndësishme të kemi një pikë të përpunojmë më shume produkte. Në aspektin e grumbullimit kemi bërë shumë hapa para. Sot janë plot 19 pika grumbullimi, pasi kur e morëm kishte vetëm 2. Nga të cilët 17 janë të mbështetura nga fondet e qeverisë dhe bazuar tek procedurat e lejeve të dhëna, numri shkon në 40. Por është vetëm një agropërpunim.

Tani ajo është shkalla tjetër për të mbyllur ciklin për të pasur më shumë punësim cilësor dhe për të bërë të mundur që asgje të mos iki dëm.

Sado për qind, të mbetet nga frutat dhe perimet që futen në arka për të ikur për eskport të mos hidhen por të shkojnë në përpunim, të bëhen salca, komposto, reçel.

Më në fund për pak javë i gjithë qyteti i lushnjës do të ketë ujë 24 orë. E kam pak fiksim këtë punën e ujit 24 orë. Hidhen disa edhe thotë si s’ju vjen turp juve akoma me këtë muhabet. Tani të na vijë turp ne që po e bëjmë. Tani qyteti do të ketë ujë 24 orë. Sigurisht nuk është mirë që qyteti të diskutojë ujin 24 orë tani. Por mua jo vetëm që nuk më vjen turp, sepse ne nuk jemi njësoj me ata. Se po të ishim njësoj do kishte dy pika grumbullimi në Lushnjë”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.