LAJMI I FUNDIT

Juventus – Inter ndez Italinë, Inzaghi: Nuk i kemi frikë edhe pse kanë dy formacione

23:30 - 05.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juventus dhe Inter luajnë nesër në 20:45 për javën e 13 në Serie A. Para derbit të Italisë ka folur edhe trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi. Trajneri e ka nisur fjalën me konsiderata për Zonjën e Vjetër, duke treguar respektin dhe ecurinë e bardhezinjve.




“Çfarë ndeshje prisni? “Ne e dimë se çfarë përfaqëson ndeshja, është derbi italian dhe një lojë që ndihet shumë nga tifozët dhe klubi. Ne e dimë që gjejmë një kundërshtar të fortë që ashtu si Interi ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit. E dimë se çfarë vështirësish do të ketë, do të gjejmë një ekip në rikuperim dhe një stadium të mbushur plot. Kam respekt për Juventusin, por nuk kemi frikë”, tha fillimisht trajneri i Inter.

Inzaghi vijoi më tej duke komentuar edhe deklaratën e trajnerit të Juventus, me Allegrin që tha se zikaltërit kanë ekip më të fortë. Gjithashtu tekniku u ndal edhe te fjalët e legjendës së trajningut, Arrigo Sacchi, që tha se Inter i beson kundërsulmeve.

“Të gjithë kanë mendimin personal, Allegri e ka thënë që nga viti i kaluar, kështu që unë mendoj se janë mendimet e tij. Unë thashë të miat për Juventusin, ata kishin probleme, por ai ka dy formacione shumë të forta dhe përveç kësai ai po aktivizon lojtarët e rinj. Ai ka skuadrën më të kompletuar në Itali dhe të rinjtë që janë një burim i rëndësishëm.

Sacchi?  Nuk do të përgjigjem. Unë u përgjigja për ndeshjen në Munich, nga e cila mora përgjigje të shkëlqyera, sepse kishte lojtarë të rinj që luanin kundër një ekipi shumë të fortë dhe lojtarë që nuk kishin luajtur për një kohë të gjatë që më dhanë përgjigje të shkëlqyera”, tha Inzaghi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.