AKTUALITET

Meta: PL mbështet kërkesat e biznesit dhe dënon politikat e rilindjes! Kanë shkatërruar konkurrencën!

21:16 - 05.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një reagim në Facebook shprehet se mbështet kërkesat e biznesit.




Meta ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë në protestën e 12 nëntorit, duke shtuar se qeveria Rama është kthyer në gjobvënës të biznesit të ndershëm dhe se duhet larguar sa më parë nga pushteti.

Reagimi:

Partia e Lirisë mbështet kërkesat e drejta të biznesit.

Partia e Lirisë dënon politikat e “Rilindjes” antibiznes që kanë shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë duke favorizuar monopolet e lidhura me Qeverinë dhe importuesit në dëm të prodhimit vendas dhe mbrojtjes të vendeve të punës.

“Rilindja” ka shkatërruar sigurinë juridike ndaj Shqipëria është e fundit në rajon lidhur me klimën ndaj biznesit.

Vetëm shporrja e “Rilindjes” nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura i jep frymëmarrje dhe liri për t’u zhvilluar biznesit dhe sipërmarrjes të lirë, si edhe fuqizimit të prodhuesve shqiptarë.

Të gjithë së bashku në 12 Nëntor për t’i dhënd fund këtij regjimi gjobvënës ndaj biznesit të ndershëm!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.