LAJMI I FUNDIT

Momente tensioni në Gjermani, futbollisti shqiptar godet me kokë kundërshtarin

17:07 - 05.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptari i Kosovës, Betim Fazliji është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen mes Duseldorf – St. Pauli të vlefshme për Bundesligën 2.




Fazliji në minutën e 58’të la ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë pasi goditi me kokë kundërshtarin e tij. Edhe pse goditja e tij nuk ishte me intesitet të lartë, gjyqtari nuk nguroi ta përjashtonte nga loja mbrojtësin shqiptar.

Ky episod ndodhi në momentin që Duseldorfi ishte në epërsi 1-0.  Gjithë këtë situatë të tensionuar e shkaktoi një ndërhyrje e ashpër e Fazlijit, teksa në konfrontim u përfshinë disa lojtarë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.