Kryesore

Ndodh LIVE në Tropojë/ Qytetari: ‘Rama ik’! I kthehet vetë Kryeministri: Merreni përcilleni! Je në ndikimin e…!

08:50 - 05.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të tij me qytetarë në Tropojë, foli për krizën energjetike. Por gjatë fjalës së tij pati ndërhyrje nga salla, ku një qytetar u shpreh: “Rama ik”.




Ky reagim i qytetarit erdhi pasi kryeministri po reagonte me kritika ndaj opozitës.

“Deri në 2025 do të kemi 100% të prodhimit për të përmbushur nevojat tona. Deri në 2029 Shqipëria do të jetë sovrane dhe nuk do të duhet më të blejë energji dhe vetëm do ta shesë jashtë pasi të ketë plotësuar nevojat e veta. Ky është një hap i rëndësishëm për të cilin ne po vazhdojmë të punojmë. Pjesa tjetër e kësaj situatë është mbështetja për njerëzit, pasi inflacioni i luftës i ka prekur të gjithë dhe të gjithë duan mbështetje. Dhe faktikisht pagat e të gjithëve janë rritur’, tha ndër të tjera Rama, duke shtuar: “Nuk mundet që mjedisi ynë politik publik të ndahet mes atyre që flasin në gjuhën e Europës dhe atyre që flasin në gjuhën e Kremlinit. E folura në gjuhën e Kremlinit nuk është vetëm nga etja për pushtet , se na erdhi momenti tani që situata ekonomike është vështirësuar, e keqa nuk është vetëm kaq. Tani janë edhe rublat”.

Qytetari: Rama ik

Rama: Lali ne jemi këtu tani për të bërë një bashkëbisedim ti je në ndikimin e lëndëve helmues e luftarake. Merreni përcilleni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.