BOTA

Rishi Sunak flet për herë të parë si Kryeministër, thirrje britanikëve: Mos prisni t’ua zgjidh të gjitha problemet!

08:31 - 05.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri britanik Rishi Sunak, në intervistën e tij të parë pas marrjes së drejtimit të vendit, iu drejtua qytetarëve duke ua bërë të qartë që mos të presin që ai të zgjidhë të gjitha problemet e tyre. Sunak tha se po përpiqet të rifitojë besimin e qytetarëve dhe po bën gjithçka për të përballuar problemet financiare.




Në një intervistë për The Times, Sunak tha se e njeh shqetësimin e njerëzve për rritjen e pagesave të hipotekave, duke shtuar:

“Është e drejtë të jemi të sinqertë për kompromiset me të cilat përballemi – të gjithë tani flasin për huamarrjen, të gjithë e vlerësojnë se qeveria nuk mund të bëjë gjithçka,”, tha Sunak.

Sipas raportit, Sunack nuk pranoi të komentonte nëse ai po i qëndronte zotimit të manifestit konservator për të mos rritur tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në ose sigurimin kombëtar.

“Nuk do të flas për asnjë politikë tatimore”, sqaroi ai.

I pyetur nëse ai e kishte shqyrtuar propozimin për një votim të përbashkët me Boris Johnson në zgjedhjet e fundit të lidershipit të partisë, Sunak tha:

“Isha shumë i qartë me Johnson pasi kisha mbështetje të fortë nga kolegët në Parlament”.

Kujtojmë se, Sunak u bë kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë muajin e kaluar, duke marrë detyrën gjatë një prej kohërave më të trazuara në historinë politike britanike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.