Kryesore

Shorti i Champions League/ Rrezik anglez për Interin, Milan e Napoli mund të përplasen rivalë gjermanë!

12:31 - 05.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënën në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti për çiftet e 1/16 të Chamnpions League. Janë 3 skuadra italiane, Inter, Napoli dhe Milan, që do të njohin kundërshtarët e tyre.




Kundërshtarët më të mundshëm janë Bayern Munich për Milanin dhe Chelsea, Manchester City e Tottenham për Inter. Napoli, nga ana tjetër, mund të përballet me një rival gjerman, Borussia Dortmund ose Eintracht Frankfurt.

Algoritmi sugjeron diçka të komplikuar, por në realitet llogaritjet nuk janë aq të vështira: të kujtosh që në raundin e dytë nuk mund të takosh ekipe të të njëjtit komb ose ata që kanë qenë tashmë kundërshtarë në fazën e grupeve.

Duke marrë parasysh që Anglia ka 4 skuadra në këtë fazë, ku vetëm një zuri vendin e dytë (Liverpool), është mjaft e lehtë të përcaktohet përqindja e shanseve të rivalëve të secilit prej 16 të kualifikuarve.

Sfida më e mundshme nga të gjitha është Bayern-Liverpool, me probabilitet madje 37,121%, por si duhet të shkojë në vend të kësaj për tre italianët?

Rreziku anglez për Inter – Chelsea është kryqëzimi më i mundshëm me 19.077%, por Manchester City dhe Tottenham i ish-trajnerit Conte pasojnë të ndarë nga një përqindje 18.890%. Pak më mbrapa Real Madrid (14.698%), pastaj Porto dhe Benfica (14.223%).

Makthi Bayern për Milanin – Duke qenë se gjermanët nuk mund të sfidojnë asnjë ekip nga i njëjti vend (Dortmund, Eintracht dhe Leipzig), përveç Inter, për kuqezinjtë shanset më të mëdha për një përplasje është Bayern Munich (pothuajse 24%).

Por nëse gjermanët do të shortoheshin me Liverpool, për skuadrën e Piolit, me siguri do të ishte City ose Tottenham (17,802%). Pas anglezëve është Reali i Ancelottit (13.652%) dhe më pas dy portugezët, Porto dhe Benfica, me 13.397% shanse për t’u çiftuar me “djallin”.

Rival gjerman për Napolin – Duke mos mundur të ndeshen me Milanin, Interin apo Liverpoolin, për skuadrën e Spallettit, që fitoi grupin, shanset më të mëdha për një përplasje kanë të bëjnë me skuadrat gjermane: Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt kanë 22,219% dhe menjëherë pas është Leipzig me 21.341%.

PSG dhe Bruges (17.110%) janë më pak të mundshëm, por parë nga këndvështrimi francez, ai me Napolin do të ishte i dyti më i mundshëm pas atij me Bayernin (19.464%).

Duke thënë se Bayern-Liverpool është çifti më i mundshëm, ndër sfidat statistikisht më pak të mundshme për t’u tërhequr janë përballja mes PSG dhe Portos dhe ajo midis Brugges dhe Benfica-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.