EKONOMI

“Prodhimi vendas po kalbet, fermerët drejt falimentimit!”- Tedi Blushi shpërndan videon nga serat: Bujqësia pa plan dhe mbështetje

13:35 - 06.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shpërndarë në Facebook një video ku shihen prodhimet e kalbura në serë të një fermeri, i cili nuk mund ta shesë dot prodhimin e tij.




Në rrjetin social, Blushi thekson se bujqësia është pa plan dhe mbështetje nga qeveria ndaj dhe fermerët detyrohen të hedhin poshtë prodhimin e tyre duke shkuar drejt falimentimit.

Ai shton edhe se PL ka një plan konkret për t’i dhënë frymëmarrje bujqësisë, përmes kredive të buta për fermerët, fondeve grant, uljes së çmimit të naftës dhe zbritjes së TVSH-së për inputet bujqësore.

POSTIMI I PLOTË

Bujqësia pa plan dhe mbështetje, prodhimi vendas kalbet në sera, fermerët drejt falimentimit!

Prodhime të kalbura në sera është tragjedia që përsëritet çdo vit në Roskovec të Fierit.

Zarzavet, mundi dhe djersa e fermerëve në fshatin Suk-2 të hedhura dëm, është drama e sektorit të bujqësisë në të gjithë vendin.

Ky është “produktiviteti” dhe konkurrueshmëria e ekonomisë tonë në raport me fqinjët nën drejtimin e “Rilindjes” dhe Qeverisë së inceneratorëve dhe koncensioneve.

Këto janë shanset e humbura për Shqipërinë, vende pune të humbura, eksporte të humbura, zhvillim ekonomik i munguar, varfëri dhe dëshpërim që detyron të fermerët dhe të rinjtë shqiptarë të ikin nga vendi sepse një ekonomi jo konkurruese nuk prodhon as të ardhme, as punë, as siguri.

Partia e Lirisë ka një program konkret për mbështetjen e fermerëve për t’i dhënë frymëmarrjen dhe mbështetjen e merituar bujqësisë nëpërmjet:

Rritjes së investimeve bujqësore përmes mbeshtetjes me kredi të buta dhe fonde grant të fermerëve.

Nxitjen e prodhimit bujqësor dhe uljen e kostos së tij, duke ulur ndjeshëm barrën tatimore dhe tarifore për lëndën e parë në bujqësi.

Uljen e taksave dhe tarifave për naftën e bujqësisë.

Pajisjen me Kartën e Fermerit për të mundësuar dhe garantuar zbritjen automatike të pagesës së TVSh-së për inputet bujqësore, (plehra kimike, fidanë, fara, naftë).

Promovimin dhe mbrojtjen e prodhimit vendas nga diskriminimi, spekulimi me çmimet dhe konkurrenca e pandershme.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pse fermeri e mbjell nje bime kur nuk edhte i sigurte per tregun.Industrija ne qytet nuke ben kete gomardhek..Politika pse fut hundet ne kete idjotsi te katundarve,me toka te falura nga” te djathtet”!?

    Përgjigju ↓