AKTUALITET

Financimet ruse, Berisha: PD, partia që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Millosheviçit

20:17 - 07.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e degës nr.9 në Tiranë, nga ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe i është rikthyer akuzave për financimet ruse.




“Flet ky dhe kujton se me sharje prej ordineri do mbulojë vjedhjet e tij. Ka një javë që merret me financimet ruse. PD i them pasardhësit të lidhur me dosjen Mitroklin, është partia që i bëri pluhur financimet ruse në PD. Është partia e parë që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Slobodan Millosheviçit. Është partia e parë që dogji çdo interes ruse në këtë vend. Kjo parti dha një kontribut historik të jashtëzakonshëm në sigurinë e Europës me gazsjellësin TAP. Kanë dalë dokumente se thuhet se ish-kryetari i partisë ka marrë financime ruse. Njeriu që mbylli dosjen duke i thënë Lulzim se i ke futur duart thellë në financimet ruse. E ka marrë peng Bashën me atë dosje, por nuk mund të marrë peng Partinë Demokratike”, tha më tej Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.