AKTUALITET

Tentoi të abuzonte me vajzën greke, ja kush është i riu shqiptar i arrestuar!

12:23 - 07.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e një 28-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka tentuar që të përdhunojë një 20-vjeçare në Greqi. Ngjarja ndodhi në zonën e Nicës, pas orës 01:00 të mëngjesit të së dielës.




Sipas mediave greke, personi në foton e mësipërme, 28-vjeçari me inicialet S.K., i është afruar vajzës teksa ajo ndodhej në rrugën Mystra, me qëllimin, siç pretendonte ajo, ta përdhunonte. Viktima ka gjetur guximin dhe ka rezistuar, por sulmuesi i dyshuar nuk është ndalur me kaq dhe e ka goditur me grusht, për pasojë vajza ka përfunduar e dhunuar në spital.

Së fundmi 28-vjeçari ka dalë nga burgu pasi akuzohej për të njëjtën vepër penale. Menjëherë është njoftuar Policia, e cila ka lokalizuar 28-vjeçarin dhe e ka arrestuar për tentativë përdhunim dhe lëndim trupor, ndërsa hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Seksioni i Sigurimit të Nicës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.