AKTUALITET

“Më goditi pa mëshirë në kokë”! Dëshmia e 20-vjeçares që u përlesh me përdhunuesin shqiptar në Greqi

17:39 - 07.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Momentet e makthit që ka jetuar nga duart e shqiptarit të pamëshirshëm kur ai tentoi ta përdhunonte në rrugë në Nice mbrëmjen e së shtunës, përshkruhen nga vajza 20-vjeçare, e cila u shpëtua, teksa arriti ta luftonte dhe t’i rezistonte. Siç thotë ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë për ta dhunuar.




“Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë isha ulur nën një ballkon derisa shiu pushoi dhe ai ishte fshehur para meje. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, ishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë”, thotë ai për protothema.gr.

“Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim shumë pavarësisht terrorit që pata në atë moment. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita “ndihmë” ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pas tij për të kapur hapin, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon ajo.

Policët e DIAS-it arrestuan një 40-vjeçar shqiptar për tentativën për përdhunim dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje në Nicë. 40-vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës (11/6) pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.

Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Sipas të njëjtave informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale. Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë.

Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy femrat që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 40-vjeçarin por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.