AKTUALITET

“Interesat e Turqisë këtu marrin fund”/ Sali Berisha për mbylljen e kopshtit nga Rama: Ai është antiprind dhe amoral, vendimet merren në Tiranë jo në Stamboll

17:26 - 07.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një takim me prindërit dhe edukatorët e kopshtit Turgut Ozal. Berisha përmendi rolin që ka pasur Turqia në raport me Shqipërinë. 




Sipas Berishës, Erdogan probleme të brendshme politike dhe urdhëron vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin. Ky është antiprind që e bën këtë.

Pjesë nga fjala e Berishës

Mbylljen e kopshtit, të fëmijëve tuaj e kam konsideruar dhe e konsideroj një nga ngjarjet më të rënda që mund t’i ndodhë një vendi të pavarur. Asgjë nuk detyron një qeveri më shumë se fëmija, asgjë nuk detyron një prind më shumë se fëmija. Të vendosësh të mbyllesh një kopsht me 250 fëmijë, është pak të thuash që je 250 herë i çmendur, amoral , i pafytyr, dhe çdo karakter që mund të vihej. Të gjihtë ata që kanë fëmijë dhe që i përcjellin në kopësht, e dinë se çfarë lidhje shpirtërore eksizton mes fëmijës, shoqeve, kujdestareve të kopshtit të vet. Nuk ka njeri normal që mund të imagjinoj të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak, pra me urdhër nga jashtë. Këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur nga interesat e fëmijëve dhe ëndrrat e tyre. Nga interesat e prindërve dhe shoqërisë. Që bën gjithçka për karrigen e tij, që nuk jeton një realitet që nuk kanë një nocion elemenatr për vendin. Por për këtë vend për 500 vite me radhë vendimet janë marrë në Stamboll. Tani vendimet duhet të merren në Tiranë.

Po kjo e kopështit të fëmijëve tuaj është historia më e turpshme. Dikur perandoria mbyllte shkolla se flitej shqip. Ne me Turqinë punojmë për të shkruar faqe miqësie, por kjo nuk mund të ndodhi kurrë.

Ka probleme ai të brendshme politike dhe urdhëron vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin. Ky është antiprind që e bën këtë.

Çfarë tu them unë këtyre vogëlushve, që nesër nuk do shkoni në kopësht sepse e ka mbyllur qeveria. Kjo është historia më e turpshme në Europë. Nuk ka, këtu është shkelur çdo rregull dhe parim por edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Unë kam punuar me përkushtim për marrëdhënie më të mira me Turqinë, por tani u them presidentit turk që interesat e tyre këtu marrin fund.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.