AKTUALITET

“Kemi përball armikun më të egër të shqiptarëvë”/ Sali Berisha me banorët e Njësisë 9: Rama sillet si persekutor i shpifur

19:23 - 07.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka folur përballë banorëve të Njësis 9 në Tiranë. Berisha ka përmndur edhe një herë faktin e mbylljes së kopështit të fëmijëve në Tiranë, të cilët sipas tij kishin rreth 250 fëmijë.




Berisha e cilësoi Ramën si një person anti-njerëzor i cili nuk stepet as para fëmijëve të vegjël.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur demokrat dhe demokrate, të degës 9 të PD të Tiranës. Demokrate të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falenderoj për këtë pritje të zjarrtë dhe shpreh besimin tim se secili prej jush, në këtë sallë, se dmeokratët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, janë sot më të vetëdijshëm, më të vendosur, më të guximshëm se kurrë, për ti dalë zot, lirive të drjetave, dinjitetit të tyre dhe mbarë shqiptarëve, për ti dalë zot intersit kombëtar të këtij vendi dhe këtij kombi. Sot ne kemi përballë pa asnjë mëdyshje armikun më të egër të qënies së shqiptarëve pas Enver Hoxhës në historinë tonë kombëtare. Edi Rama, është kryeministri i cili sillet ndaj shqiptarëve sikur të përfaqësonte një fuqi armike të tyre dhe jo qytetarët shqiptar. Sillet si një persekutor i shpifur ndaj çdo qytetari kundërshtar, sillet si një kolonizator ndaj mbarë shqiptarëve, përfshi këtu dhe shumicën dërmuese të socialistëve shqiptar. Rama është një armik, i fëmijëve tuaj, i fëmijëve të shqiptarëve. Para jush unë takova një grup të gjerë prindërish të kopështit Zybeite Hanim, e 250 fëmijëve të mbyllur në një akt të turpshëm, në një akt çnjerëzor, nga Edi Rama me urdhër të një udhëheqësi të vendit tjetër. Ky akt, e them dhe këtu, është akt më çnjerëzor që mund të bëjë një qeveriar, ai i cili nuk stepet nuk dorëzohet, para një fëmije, ai s’ka asgjë të përbashkët me njeriun. Do ju rikujtojë një skenë, nga Viktor Hygo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.