Kosova

Kryeministri Kurti i vendosur në qëndrimin e tij, ndërsa SHBA dhe BE kërkojnë konstruktivitet

19:05 - 07.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga GENC ÇAUSHI




Ka vazhduar edhe sot hemoragjia e dorëheqjeve të zyrtarëve serb në Veri nga institucionet e Kosovës me arsytimin se nuk pajtohen me riregjitrimin e makinave me targave serbe në ato të Republikës së Kosovës si dhe kërkojnë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, jo duke perdorur dhune, por me protesta paqësore.

“Duhet të shohim, pas nëntë viteve të refuzimit ndaj formimit të Asociacionit të Komunave me shumice serbe, nëse dikush po mendon të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, sepse për këtë e kemi nënshkruar atë”, tha sot Ministri i Jashtem Ivica Dacic për RTS. Sipas tij, Serbia nuk është palë në konflikt, por po lufton për mbrojtjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Nderkohe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ne nje dalje per mediat u ka bërë thirrje serbëve që të mos i bokotojne dhe braktisin institucionet e Kosovës, pasi ato janë shërbime për te gjithe qytetarët perfshi edhe serbet, ndersa sipas tij ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Kosovës nuk mund të komprometohen.  Sipas Kurtit, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë, mirëpo ai shprehet se Serbia “nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë”.

Ndërkohë më të balancur kanë qenë në qendrimet e tyre SHBA dhe BE në lidhje me pershkallëzimin e fundit të tensioneve mes Kosovës dhe Serbise. SHBA besojnë se dy vendet duhet të tregojnë se janë të gatshme të gjejnë zgjidhje në mënyrë konstruktive, dhe që të përmbushin obligimet që dalin nga dialogu i ndërmjetësuar prej BE në Bruksel, ka thëne një  zyrtar i ambasades amerikane ne Prishtinë. Ndërsa shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet. Nderkohë, si përherë garantori më i madh i integritetit territorial të Kosovës, NATO është prononcuar pa ekuivoke.

Kështu zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Aleances, Mircea Geoana, tha se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të intervenuar në rast se rrezikohet stabiliteti. NATO ka nje prezence prej 3700 trupave ne vendine vogel Ballkanik. Ndersa Serbia mbetet delja e zeze e Ballkanit Perendimore në sytë e BE dhe SHBA, kryesisht për shkak të raporteve tejet miqësore me Rusinë e Putinit, por nga ana tjeter edhe kritikat ndaj Kryeministit Albin Kurti po artikulohen gjithnjë e më shpesh.

Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato u shpreh para dy javesh Gabriel Escobar i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, për nje media lokale ne Prishtine lidhur me kerkesen per shtyrje me dhjetë muaj të afatit për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës. Të njëjten kërkese artikulojë edhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konference për gazetarë më 31 tetor, “Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në kërkon një shtyrje të plotë në zbatimin e këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës për një shtyrje të plotë”, tha Price. Ne unison ka qene edhe BE nepermjet te derguarit te saj special Miroslav Lajcak apo zyrtareve te tjere te larte. Por prej 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës, ne kundershtim me keshillat e BE dhe SHBA ka nisur të zbatojë planin e saj – në tri faza – për riregjistrimin e makinave. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill te 2023 dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS. Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe. Po ashtu ne lidhje  kerkesen e tjeter te SHBA, BE apo edhe shteteve te QINT-it ne lidhje me themelimin e Asocacionit te Komunave me shumice serbe, gjatë përgjigjes ndaj pyetjeve të gazetarëve për Asociacionin, më 3 nëntor në Berlin,  Kurti tha se në Kosovë nuk ka komuna serbe, por komuna të banuara me shumicë serbe. Ai shtoi se marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar “testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

“Nuk ka komuna në baza etnike, por ka komuna ku një komunitet është shumicë, këto janë dy gjëra të ndryshme”, tha Kurti. Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin qe në vitin 2013. Por më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pjesë të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën,  duke argumentuar se ajo është e dëmshme për Kosovën. “Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund te bindin Kurtin, atëherë kjo është ose pafuqia e tyre, ose pëlqimi i tyre i heshtur”, tha Dacic sot për Televizionin Serb RTS.

Ai shtojë se themelimi i Asociacionit është edhe obligim per BE. Por përtej retorikës serbe ndoshta eshte momenti që Kryeminisri i Kosoves  t’i marri më me shumë seriozitet dhe t’i  analaizojë më me shumë kujdes sugjerimmet e miqëve dhe partnerëve ndërkombëtar, se cka bërë më herët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.