BOTA

Luis Suarez largohet mes lotësh nga ekipi: Është lamtumirë, nuk do të luaj më këtu!

16:24 - 07.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi uruguajan Luis Suarez u largua nga Klubi Nacional i Futbollit pasi mori titullin e lakmuar të futbollit vendas.




Me lot në sy dhe si gjithmonë i shoqëruar nga familja, sulmuesi uruguajan u ngjit në podium për të falënderuar të gjithë tifozët e skuadrës dhe anëtarët e stafit drejtues dhe teknik.

“Është një lamtumirë, nuk do të luaj më këtu, por do të kthehem një ditë në klub. Ka ardhur koha dhe në radhë të parë dua t’ju falënderoj për gjithçka, siç e thashë disa kohë më parë, jam kthyer për shkakun tuaj dhe sepse doja të kthehesha. Secili prej jush duhet të vazhdojë të jetë krenar që jemi në një nivel të klasit botëror dhe njerëzit flasin për atë që kanë bërë tifozët e Nacional dhe kjo është merita juaj. Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi. Unë marr me vete kujtimin e të gjithëve dhe dua të falënderoj tre fëmijët e mi të mrekullueshëm që më ka falur gruaja ime”, tha Suarez në lot.

Kështu përfundon ky kapitull mes Luis Suarez dhe klubit si futbollist, pasi ashtu siç tha edhe ai nuk përjashtohet që në një të ardhme të rikthehet në një detyrë tjetër me klubin e tij të fëmijërisë./ PANORAMASPORT.AL

Vertikale


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.