Kryesore

Nga Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti tek Jul Deda, kush do të garojë? PD-ja zyrtarizon 7 kandidatët në primaret për Bashkinë e Tiranës

15:33 - 07.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka zyrtarizuar disa prej emrave të cilët do të marrin pjesë në procesin e primareve që zhvillohen për të nxjerrë një kandidat për Bashkinë e Tiranës.




Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi bëri të ditur se këto emra janë persona të cilët kanë plotësuar të gjitha dokumentacionet dhe kushtet e garës.

“Emrat e personave që janë vetëkandiduar: 

1-Adriana Kalaja

2-Belind Kellici

3-Enkelejda Fejzo

4-Fatmir Merkoci

5-Gerti Bogdani

6-Ilir Alimehmeti

7-Jul Deda

KOKE do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa kërkesa të tjera. Për degët e tjera do ju njoftojmë në vijim.’- u shpreh Vokshi në mbyllje të fjalës së saj.

KOKOE do të vijojë me shqyrtimin e kandidaturave të tjera në vijim. Primaret në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet.

Ditën e sotme Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD dhe Evdar Kodheli për Fierin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.