Kryesore

Nga rritja e pagave për pedagogë e mësues, te mbështetja financiare për studentët! Propozimet e Partisë së Lirisë për projektbuxhetin 2023 për arsimin

17:10 - 07.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia e Lirisë do të propozojë disa amendamente për projektbuxhetin e vitit 2023 për sektorin e arsimit.




Gjatë një takimi me të rinjtë e PL-së, deputetja Erisa Xhixho prezantoi disa nga pikat që do të propozojnë në Kuvend duke nisur nga mbështetja financiare për studentët, tek rritja e rrogave të pedagogëve dhe mësuesve.

Erisa Xhixho gjithashtu thotë se PL do të propozojë që qeveria të sigurojë pajisjen me tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë në klasën e nëntë.

Madje ajo u shpreh se duhet të hiqet praktika e vendosur deri më tani ku fëmijët pajisen me tekste shkollore të përdorura nga brezi paraardhës.

Amendamentet e propozuara nga Partia e Lirisë për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin:

1 – Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

2 – Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.

3 – Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.

4 – Do të kërkojmë rritjen e pagave të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin e pritshëm.

5 – Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.